Shqipet nga mbarë bota mblidhen në Romë, synohet fuqizimi i bizneseve shqiptare
Qindra biznese shqiptare në Evropë janë mbledhur në kryeqytetin e Italisë në Romë.
Organizuar nga “Albanian Global Diaspora Busines Network”, shqipet nga Australia, Turqia, Austria, Finlanda, Belgjika, dhe Italia janë bërë bashkë me qëllimin e vetëm të bashkohen për krijimin e partneriteve të reja dhe mbështetjen e njëra-tjetres.
“Sot, të gjitha rrugët çojnë në Romë! Sot, Roma bëhet pika e takimit për 200+ biznese shqiptare nga mbarë bota, të bashkuara në një ditë të dedikuar takimeve B2B, networking-ut dhe krijimit të partneriteteve të reja”.


