75 Mall Live Search
09:19 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Shqipja: I kërkoj falje familjes dhe publikut, me Edonën nuk merrem më

Gjatë javës Edona dhe Shqipja e patën një përplasje të ashpër me njëra-tjetrën.

Në një video material është përmbledhur i gjithë zhvillimi që u shfaq në ‘Prime’-n e kësaj të premte.

Dyshja, kanë përdorur sjellje dhe gjuhë të pahijshme karshi njëra-tjetrës, për çka u kritikuan masivisht nga nikoqirja e programit, Jonida Vokshi. Në një moment situata eskaloi deri në atë pikë, sa Edona ia hedh në fytyrë ujin Shqipes.

E pas fjalëve të Jonidës, Shqipa kërkoi falje për veprimet që i kishte bërë.

“Unë kam menduar dhe kam reflektuar me veten, i kërkoj falje familjes time dhe të gjithë publikut për veprimet  që i kam bërë”.

“Si me Ganiun më që nuk do të merrem, ashtu edhe me Edonën”, ka thënë Shqipja.