75 Mall Live Search
14:23 / E Premte, 19 Shtator 2025 / H F

Shqipja nga SHBA-ja, ndan një nga fobitë e saj

Shqipe Hysenaj, ka ndarë së fundmi një moment interesant nga Amerika, atje ku po qëndron për një vizitë familjare.

Në një video të postuar në Instastory, ajo shihet duke ecur mbi një sipërfaqe të tejdukshme xhami, në një lartësi të madhe dhe e pranon se po përjeton frikë të fortë.

“Po eci mbi xham, kam shumë frikë, jam në panik”, dëgjohet të thotë Shqipja në video, ndërsa ecën me kujdes dhe dukshëm e tensionuar nga situata.

Ajo zbulon se ka fobi nga lartësitë dhe ky moment është një përballje e vërtetë me frikën e saj.

Prej disa ditësh, Shqipja, bashkë me vëllain e saj ndodhet në SHBA dhe ndan shpesh momente nga jeta e saj atje, por këtë herë, ajo ka treguar një anë më të ndjeshme dhe njerëzore, duke mos hezituar të shfaqë frikën.