75 Mall Live Search
22:03 / E Martë, 30 Shtator 2025 / BA

Shqipja tha se Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, reagon ashpër këngëtarja: Gjëra të ulëta…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar pas një deklarate të bërë në një emision televiziv, e cila më pas u përhap shpejt në mediat sociale. Personazhi në fjalë, Shqipe Hysenaj, pretendoi se Simaku “kishte mbetur në atë gjendje për shkak se i merrte burrat shoqeve”.

Në një reagim në Facebook-un e saj zyrtar, Simaku nuk e përmend asnjëherë Shqipen me emër, por i quan shpifjet si një rikthim i periudhës së hidhur të diktaturës, kur për të flitej me mllef dhe zili.

Këngëtarja thekson se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si “tabelë qitjeje” nga njerëz që kërkojnë vëmendje përmes pavërtetave.

Postimi i plotë: