”Shqiponjat” fluturojnë mbi Bullgari, Peja në finale të Ligës Ballkanike

Klubi Basketbollistik Peja, është kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike.
”Shqiponjat” në ndeshjen gjysmëfinale mposhtën midis Bullgarisë, skuadrën e Beroes me rezultat të thellë 124-82, shkruan IndeksOnline.
Peja ishte dominuese qysh nga fillimi i ndeshjes ku në palestrën sportive “Obshtinska” pjesa e parë përfundoi me rezultat 69-40.
Basketbollisti më i dalluar te Peja ishte David Joseph, më 36 pikë të shënuara, i ndjekur nga Jalen Tate me 19 pikë.
Te Beroe më i miri ishte basketbollisti Darius Hall me 29 pikë.
Në finale Peja do të përballet me skuadrën Israelite, apoel Beer Sheva/Dimona.
Ndeshja finale e Ligës Ballkanike zhvillohet ditene e diel në Stara Zagora të Bullgarisë./IndeksOnline/