75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 18 Maj 2023 / Gj. Sh

”Shqiponjat” fluturojnë mbi Mitrovicë, KB Peja kampion i Kosovës në basketboll

KB Peja është kampion i ri i Kosovës në basketboll.

Pejanët mposhtën Trepçën në ndeshjen e pestë finale të play-offit, me rezultat 91-93 (17-21; 17-15; 24-22; 19-19; 14-16), shkruan IndeksOnline.

Peja e arriti fitoren vetëm pas vazhdimeve prej pesë minutave, pasi rezultati në katër çerekë e lojës së rregullt ishte i barabartë 77-77.

Drilon hajrizi ishte basketbollisti më i dalluar te Trepça me 21 pikë, aq sa kishte edhe Joseph te Peja.

Peja u shpall kampion i kosovës në seri fitoresh 3-2./IndeksOnline