75 Mall Live Search
20:19 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / Gj. Sh

Shqiponjat ”pushtojnë” Bullgarinë

Klubi Basketbollistik, Peja, ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të Ligës Ballkanike.

”Shqiponjat” kanë shënuar fiore në Bullgari, duke e mposhtur Levskin me rezultat 86-74, shkruan IndeksOnline.

Peja kishte epërsinë që nga pjesa e parë ku shkoi në pushim me rezultat 29:46.

Më i dalluari te skuadra kosovare ishte basketbollisti amerikan, Devoe Joseph me 25 pikë të shënuara.

Peja aktualisht renditet në pozitën e dytë të Ligës Ballkanike, me pesë fitore dhe vetëm një humbje deri më tani./IndeksOnline/