17:24 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Shqiptarët anashkalojnë bregdetin vendës, mësyjnë Malin e Zi

Fundjava dhe moti i ngrohtë kanë sjellë radhë të gjata në Morinë që prej të premtes, por e njëjta situatë është dhe në Muriqan, në dalje të kufirit shqiptar me Malin e Zi.

Radhë të gjata janë në dalje të kufirit, dhe autoritetet thonë se fluksi është rritur në dalje, pasi shqiptarët preferojnë këtë fundjavë Malin e Zi, raporton Tch.

Burime policore bëjnë të ditur se në hyrje nuk ka fluks mjetesh.