75 Mall Live Search
09:41 / E Diele, 12 Tetor 2025 / Gj Sh

Shqiptarët anembanë botës festojnë fitoren kundër Serbisë (VIDEO)

Kombëtarja e Shqipërisë mbrëm shënoi një prej fitoreve më të mëdha dhe historike.

Kuqezinjët mposhtën Serbinë në stadiumin “Dubocica” në Leskovc, me rezultat 1-0, golin të cilin e shënoi Rey Manaj, shkruan IndeksOnline.

Pas kësaj fitore, shqiptarët nga e gjithë bota nisën festën, ku nuk u ndal deri në orët e para të mengjesit.

Në të gjitha qytetet e Kosovës e Shqipërisë festa ishte e jashtëzakonshme duke bllokuar edhe rrugët, derisa festuan edhe në Gjermani, Austri, Slloveni, Zvicër e deri në ShBA,

Më poshtë pamje nga festimet:/IndeksOnline/