75 Mall Live Search
13:43 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shqiptarët drejt Kosovës, ka edhe banorë që s’janë prekur nga tërmeti

Shumë shqiptarë që nga e marta kur u goditën nga tërmeti po i kundërpërgjigjen thirrjes së kosovarëve për strehim.

Të prekurit nga tërmeti tashmë janë vendosur në disa qytete, kryesisht në Prishtinë, ndërsa të tjerë po ndalojnë në Prizren, në qytetin më të afërt nga Shqipëria.

Por, në një prononcim për media, kryetari i Prizrenit ka thënë se ka shqiptarë që po vijnë edhe nga pjesët e tjera që nuk u goditën nga fatkeqësia.

“Është një grup i njerëzve që kanë ardhë mbrëmë dhe një grup tjetër kanë ardhur sot. 51 persona kanë ardhë mbrëmë 31 persona kanë ardhë sot. Mund të ketë keqpërodrime duhet parë se a vijnë persona që janë nga zonat e prekura. Folëm me policinë, ka persona që nuk janë nga zonat e prekura nga tërmetet”, ka thënë Haskuka para mediave.

Ai gjithashtu ka njoftuar se rreth 50 persona tashmë janë vendosur në familje të ndryshme, në Prizren.

Gjatë ditës së djeshme është marrë vendimi, që të hapet Parku Inovativ për banorët e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Ky kamp në të kaluarën ka qenë kampi ushtarak i forcave gjermane në Kosovë dhe ka kapacitet për 800 persona./Indeksonline/