75 Mall Live Search
11:49 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Shqiptarët e Luginës së Preshevës frikësohen të trajtohen në spitale, nëse preken me Covid-19

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, në një intervistë për IndeksOnline, ka bërë të ditur se asnjë shqiptarë në Luginën e Preshevës nuk është i prekur me koronavirus.

“Situata në Luginën e Preshevës tashmë është vështirësuar edhe më shumë me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së Covid-19. Ajo që vlen të theksohet që të dhënat zyratare që japin nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë kredibile, përderisa autoritetet lokale kanë theksuar që në Preshevë nuk ka deri më tash të infektuar, në komunën e Bujanovcit ka një të infektuar dhe një viktimë përderisa në komunën e Medvegjës ka një të infektuar dhe një viktimë. Megjithatë deri më tash nuk ka ndonjë shqiptarë të prekur me koronavirus”, ka thënë ai.

Mustafa ka bërë të ditur se shqiptarët në këtë anë janë të frikësuar që nuk do të marrin shërbimin e duhur në spitalet e Luginës në rast se preken me Covid-19.

Në spitalet e specializuara në këtë pjesë nuk kanë të punësuar asnjë shqiptarë, e kjo ka vënë në pah frikën e banorëve.

“Kjo për shkakun se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë qenë shumë më shumë të kujdesshëm, nga pasiguria se nuk do të marrin trajtimin e duhur në spitalet regjionale.

Deri më tash i vetmi spital i specializuar në Luginën e Preshevës që edhe shqiptarët janë të përfshirë, ku përbëjnë 30% të fqinjësisë shqiptare, por nuk ka asnjë të punësuar në këtë spital. Kjo ka rritur pasigurinë dhe ndjesinë e shqiptarëve se nuk do të marrin trajtimin e duhur në rast se preken me koronavirus. Njejtë është edhe në Medvegjë”, ka thënë ai.

Deri më tash sipas tij, nuk ka nisur ndonjë dialog me Serbinë dhe kanë injoruar Qeveria Republiken kërkesën e shqiptarëve të Luginës për mbrojtje sekondare.

“Në Bujanovc,Preshevë edhe Medvegjë ka ambulanca të cilat kanë nevojë për ndihmë që personeli shëndetësor të pasien me mjete mbrojtëse kundër infeksionit me koronavirus sepse të gjithë banorët i adresohen fillimisht ambulancave e më pas institucioneve të specializuara atje ku nuk punon asnjë shqiptarë”, ka thënë ai.

Mustafa ka bërë të ditur se deri tani shqiptarët e Luginës së Preshevës deri tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga Qeveria e Kosovës ose e Serbisë.

Sipas tij, ka pasur paralajmërime edhe nga Qeveria e Shqipërisë se do të jetë një pako ndihmëse për shqiptarët , por deri tash nuk ka asnjë konkreve nga asnjëa republikë.

 “Përveq ndihmave që kanë nevojë stafi mjekësor për mbrojtje gjithashtu frikoj që në ta ardhmen pandemia do të reflektoj edhe në ekonomi pasiqë ekonomia e Preshevës bazohen në dy faktorë: ekonomia familjare – bizneset dhe remitancat që vijnë nga diaspora. Deri më tash situata e pandemisë i ka paralizuar këta dy faktorë duke qenë kështu frikoj se do të vijmë deri në një katastrofë humanitare”

“Kemi pas kontakte me institucionet e Qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë të cilët kanë premtuar se mund të ndihmojnë me një proces të pakove ekonomike megjithatë deri më tash nuk kemi asgjë konkrete edhe nga Republika e Serbisë, kanë qenë këto paralajmërime por uroj që kjo ndihmë e ide të vijnë që të ndihmojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës sa më shpejtë pasi që gjindemi në një situatë të vështirë jetike”, ka thënë ai.

Por dje Qeveria Kurti ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 500 mijë euro për Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

Ky vendim është bërë në mënyrë që tri komunat në Luginë ta përballojnë më lehtë gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19./IndeksOnline/