13:43 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Shqiptarët kthehen mbrapsht në Qafë Thanë, nuk plotësuan karantinën 14 ditore

Qytetarët shqiptarë të cilët udhëtonin drejt shtetit fqinj të Maqedonisë së Veriut janë kthyer mbrapsht sot në doganën e Qafë Thanës pasi nuk kishin plotësuar karantinën 14 ditore nga data e hyrjes në Shqipëri.

Ata thonë se ky vendim u ka sjellë probleme, deri edhe në humbjen e vendit të punës.

“Duhet të shkoja në Maqedoni, nuk kaloj për shkak të karantinës”.

“Nuk kalojmë për shkak të karantinës, thonë 14 ditë. Duhen edhe 3-4 ditë. E kam të domosdoshme se kisha vendin e punës”.

Ndërkohë vendi jonë hoqi një ditë më parë karantinën e detyrueshme 2 javore për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia të cilën e vendosi me propozim të Komitetit Teknik të Ekspertëve me 19 prill.