10:39 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shqiptarët me video interesante për aktorin që i paraqiti keq në filmin e njohur

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në prag të Samitit të Diasporës ka publikuar një video interesante, ku thërret aktorin e njohur, Liam Neeson që ta vizitoi Shqipërinë.

Në videon e publikuar ka fytyra publike dhe njerëz të thjeshtë që reklamojnë perlat e turizmit shqiptar.

Videoja është e lidhur me filmin ‘Taken’, ku aktori Liam Neeson ka probleme me shqiptarët.

Aktorit në film i kidnapohet vajza nga personazhit Marko nga Tropoja, që luhet nga aktori Arben Bajraktaraj.

Përkundër që shqiptarët paraqiten si mafioza në këtë film, aktori Liam Neeson në intervista i ka lavdëruar shqiptarët.

Në fund të videos, aktori Arben Bajraktaraj i thotë Liam Neesonit: “Siç të thashë shoku im i dashur, shtëpia e një shqiptari i përket Zotit dhe mysafirit. Mirë se vjen”. /Indeksonline/