Shqiptarët në përkrahje të kandidatit gjerman, thirrja e Gani Dreshajt

Gani Dreshaj nuk e ka hallin e vetëm për zgjedhjet e të dielës në vend. Ish-deputeti po përcjellë me vëmendje edhe zgjedhjet në Gjermani. Dreshaj ka bërë thirrje që të votohet kandidati i CDU-së, Olav Gutting.
“Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e rëndësishme për Kosovën dhe Shqipërinë. Miq të vërtetë të shqiptarëve janë ata që angazhohen për fuqizimin e demokracisë, mbështesin proceset integruese dhe ndihmojnë në forcimin e lidhjeve midis shqiptarëve dhe Evropës.
Një nga këta miq të dëshmuar është deputeti gjerman Olav Gutting, i cili prej më shumë se dy dekadash përfaqëson me përkushtim qytetarët e ëahlkreis Bruchsal – Schëetzingen në Bundestag. Ai ka shprehur në mënyrë të vazhdueshme mbështetjen për shqiptarët, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Gutting ka vlerësuar rolin e shqiptarëve në Evropë dhe ka kërkuar që zëri ynë të dëgjohet më shumë.
Të gjithë ne që jetojmë dhe punojmë në Gjermani kemi mundësinë të ndikojmë në të ardhmen e vendit ku jetojmë, por edhe në marrëdhëniet e tij me atdheun tonë. Prandaj, më 23 shkurt 2025, ju ftoj që të mbështesim mikun tonë, Olav Gutting.
Çdo votë ka rëndësi! Shqiptarët janë të bashkuar kur mbështesin ata që qëndrojnë pranë nesh. Le të tregojmë forcën tonë! Votoni për Olav Gutting” shkruan Dreshaj në thirrjen e tij.