00:05 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / MSH

Shqiptarët në Shtutgart protestojnë për veriun

Përveç Kosovës, e gjithë Diaspora është sy e vesh kah veriu i vendit, aty ku tash e disa ditë situata është tensionuar nga protestuesit serbë.

Shqiptarët në Shtutgart të Gjermanisë kanë organizuar protestë paqësore për të mbështetur vendlindjen e tyre në këto ditë kritike.

Ata kanë thënë për Indeksonline se për një kohë shumë të shkurtër kanë lajmëruar Policinë për organizim të protestës, si dhe janë mbledhur të gjithë bashkë në qendër të qytetit.

Ata thonë se protestën paqësore e kanë bërë vetëm për të theksuar se mërgimtarët janë me Kosovën dhe për të përçuar mesazh tek Evropa.

Më poshtë pamje nga kjo protestë.