75 Mall Live Search
15:59 / E Diele, 09 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Shqiptarët në super formë, edhe Muslija shënon gol

Florent Muslija ka shënuar tjetër gol në Bundesliga 2. Të dielën, reprezentuesi i Kosovës shënoi golin e vetëm për Paderbornin që pësoi 2:1 nga Darmstadti.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 27-të të kategorisë së dytë gjermane.

Muslija shënoi nga pika e bardhë në minutën e 44-t, por goli i tij nuk mjaftoi. 24-vjeçari ka gjashtë gola e tri asistime këtë edicion. Paderborni është i gjashti me 43 pikë.