23:27 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shqiptarët në Turqi, ajo në Shqipëri, aktorja turke zgjedh Sarandën për të kaluar pushimet

Shumë shqiptar prej vitesh kanë zgjedhur Turqinë si vend ideal për të kaluar pushimet e verës, por aktorja turke ka vendosur që ato t’i kaloj në Shqipëri.

Aktorja e njohur turke, Farah Zeynep Abdullah, e njohur më së miri me seriali “Kurt Seyit & Shura”  ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e verës.

Këtë e ka treguar vet ajo përmes postimeve në rrjetet sociale. Farah ka publikuar imazhe nga bregdeti i Sarandës, ku po shijon disa ditë relaksi.

“Sarandë ” ,ka shkruar aktorja në postimin që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave të shumtë shqiptar.

Ndërsa në Instastory ajo ka përshëndetur fansat Shqiptarë, ndërsa publikon edhe flamurin kuqezi dhe një zemër./Indeksonline/

View this post on Instagram

? #sarandë ?

A post shared by Farah Zeynep Abdullah (@fafazey) on