18:10 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

‘Shqiptarët raca më e bukur në botë’, një shqiptare shpallet si Miss New York USA 2019

Ashtu si çdo vit, Nju Jorku ka zhvilluar konkursin më të rëndësishëm të bukurisë, Miss New York. Në këtë garë ka arritur të triumfojë një shqiptare, i cili la pas shumë vajza të tjera, po aq të bukura raca te tjera nga mbare planeti.

Por, nuk është rastësi që për një per her te dyte, në një kohë relativisht të shkurtër dy vajza të bukura shqiptare, arrijne qe fitojnë kurorën më të bukurës në metropolin e botës New York City – “Miss New York USA 2019”.

Tre vjet më parë, ishte një shqiptare tjetër një vajzë nga Puka, lindur në Amerikë, Serena Buçaj, e cila kishte fituar kurorën Miss New York USA 2016 dhe ishte ajo që garonte për Amerikën në Miss USA 2016 , për të fituar kurorën e më të bukurës( te cilen nuk e fitoi).

Këtë vit është 27-vjeçare e quajtur Florinda Kajtazi me origjinë nga Kosova, që ndonëse jeton gjatë në Yonkers, Nju Jork, është ajo që ka fituar kurorën e Miss New York USA 2016 – duke qenë per kete edicion edhe vajza më e bukur e Nju Jortkut .

Përveç çmimit të madh, të Miss Nju Jorkut, Florinda ka arritur gjithashtu të rrëmbejë edhe çmimin Miss Fotozhenia.

Asaj i u dha çmimi Miss New York nga fituesja e vitit të kaluar, Genise Suero, ku kurora e “Mbretëreshës së Bukurisë”, edhe kësaj radhe shkoi për Bukurin e vajzave shqiptare pikerisht asaj qe tani do te shkoje edhe ne sfilaten në edicionin e 68 të Miss SHBA, për të ënderruar edhe kuroren e më të bukurës në Amerikë .

Miss New York 2019 – Florinda Kajtazi – me bukurinë e saj – elegancën, thjeshtësin e bukurinë shqiptare – ishte në paradën shqiptare të shtunën, ne nji “lume” kuq e zi ne Paraden Shqiptare së bashku me një grup vajzash shqiptare veshur me kostumet folklorike.

Ndërsa ajo u fotografua nga gazeta Bota sot me flamurin shqiptar, ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me dy pëllëmbat e dorës, në paradën e dedikuar për 75 vjetorin eÇamërisë , ku ajo ishte vendosur në krye të marrshit të mijëra shqiptarve, dhe mbante shiritin e “Marrshall Honor” të paradës, me ish kongresmenin Joseph Dioguardi – kryetar i lobit shqiptar Lidha Qytetare,.

Ish kongresmeni me origjinë arbëreshe Joe Dioguardi – kryetar i lobit shqiptar në këtë paradë kishte ardhur si çdo vit me Kadillakun e tij të vjetër dhe në veturën e tij, të zbuluar në sedilen e pasme ne këmbë duke pershendetur njujorkezet gjate paraklimit ne rrugen “America Avenue” ajo qëndronte krenare duek promovuar bukurin shqiptare duke marrshuar me mijar shqiptar në Paradën kuq e zi për Çamërinë, raporton gazetari kosovarë Beqir Sina nga New York.
.
“Jam shumë krenar që jam shqiptar arbëresh amerikan. Jam shumë i lumtur që jam me ju sot,” citohet të ketë thënë DioGuardi.

Fotograf Aleks Selimaj nga studioja e tij “AlexSelimaj Photografer” i cili ka sjellur në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, një foto të Miss New York – USA 2019, shqiptares Florinda Kajtazi, sjell në vëmendje një artikull u botuar në “New York Times: 21 maj 1911” – ku shkruhet se “Shqimtaret jane racat më të bukura të shqiptarëve në Evropë”

“Nëse shkoni në Konstandinopojë, do të gjeni se burrat më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë”. New York Times: 21 Maj 1911

“Ata janë raca më e bukur në Evropë, ata janë shumë të bukur, me flokë të errët dhe nganjëherë sytë e tyre janë gri, dhe ecja e tyre është kënaqësi për t’u parë, kështu që vallet e tyre janë kur konkurrojnë dhe janë këngë e valle që sjellin një kënaqësi të veçantë.Ligjet janë elegancë dhe forcë së bashku Ata janë skocezët në shekullin e shtatëmbëdhjetë Nëse shkoni në Konstandinopojë, do të gjeni se njerëzit më të mirë, jo vetëm ushtarët, por edhe zyrtarët janë shqiptarë “.