Shqiptarët të çmendur pas bastoreve, parashikojnë edhe ndeshjet e Kosovës
Stinori pranveror i futbollit kosovar ka startuar dje me ndeshjen e parë çerekfinale të DigitAlb Kupës ndërmjet Ferizajt dhe Feronikelit.
Ndërkohë, sot do të luhen tri takimet tjera, Vëllaznimi – Drita, Prishtina – Trepça ’89 dhe Kika – Ballkani.
Përveç duelit të fundit, çiftet tjera mund të luhen edhe në bastore.
Punonjës të kompanisë ‘EuroLloto’ kanë njoftuar se shumë bastëvenës i kanë luajtur dy duelet e sotme që zhvillohën në Gjakovë e Prishtinë.
Ndërkohë, Gazetasheshi.com ka siguruar një tiketë ku shihen të luajtura këto dy takime me tipin 3+.
