75 Mall Live Search
19:59 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shqiptarët të ‘çmendur’ pas Facebook-ut

Shqiptarët preferojnë Facebook-un, si rrjetin kryesor social. Raporti global për aplikacionet më të preferuara të komunikimit tregon se në vitin 2016 shqiptarët përdorën më tepër Messenger e Facebook, duke lënë pas Viber, që ishte aplikacioni më i përdorur i 2015.

Sipas një raporti të ri të “SimilarWeb” tregohet se Messengeri i Facebook ka marrë vendin e parë në një numër territoresh të reja dhe tani është aplikacioni kryesor i mesazheve në 58 vende.

Sipas raportit, Viber humbi një terren të vogël duke lënë vendin e tij si aplikacioni i kryesor i mesazheve në Shqipëri, Irak dhe Maqedoni tek i Dërguari, ndërsa WhatsApp-i u shndërrua më i përdorur në Kroaci, raporton ‘monitor’.

Të dhënat e Internetworldstat tregojnë se Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është gati sa 50% e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit, përcjell albinfo.ch.

Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është e 22-ta në Evropë sa i përket përdorimit të Facebook, në raport me popullsinë.

Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka. Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 në 75%.