75 Mall Live Search
01:09 / E Enjte, 06 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shqiptarët ua mbyllin serbëve faqen ‘kafanapavlekorcagin’

Raportimi i mëhershëm nga IndeksOnline duket se ka dhënë rezultate. Kjo për faktin se falë sensibilizimit të shqiptarëve dhe raportimeve të shumta është arritur të mbyllet profili serb në Instagram ‘kafanapavlekorcagin’ i cili Kosovën e quante Serbi.

Dezinformimi dhe mbjellja e urrejtjes nacionale janë ta papranueshme për të gjitha shoqëritë civilizuese dhe një gjë e tillë duket se nuk është toleruar as nga rrjeti social, Instagram.

Së fundi serbët gjenden  në traumë kolektive pasi që me të madhe kishin filluar kampanjë me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’, pa çka se një gjë e tillë mund të jetë vetëm iluzion dhe asgjë më shumë.

Reagimi i shpejtë dhe i drejtë i qytetarëve kosovarë ka bërë të mundur që shumë shpejtë të mbyllet profili ‘kafanapavlekorcagin’ i cili është pasqyrë e mentalitetit në të cilin ndodhet shoqëria serbe./IndeksOnline/