14:31 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shqiptarët votojnë për Referendumin, shpresojnë të respektohen të drejtat e tyre

Janë bërë gati tetë orë që kur ka nisur procesi i votimit për Referendumin, në lidhje me marrëveshjen e arritur me Greqinë për çështjen e emrit zyrtar të Republikës së Maqedonisë.

Alban Ibrahimi- Anëtar i Komisionit Zgjedhor në qendrën e votimit 28/90 në Çair të Shkupit, tha se gjithçka po shkon mirë sipas planifikimeve dhe se pret që numri i votuesve të kalojë 50% deri në ora 19:00, kjo marrë parasysh që fluksi i madh i votuesvë të rritet në orët e pasdites.

Të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar edhe shumë qytetarë, derisa shpresojnë që të drejtat e tyre të respektohen në të ardhmen.

“Vota ime ishte pro, të mirat për shqiptarët e dinë ata që janë në krye, na nuk e dijmë po shpresojmë edhe presim të mira normal si çdokush, atë që e organizojnë përfaqësuesit tonë besoj që për të mirë. Nëse bëhet fjalë për të mirat e shqiptarëve në Maqedoni normal që duhet me dal në votime”, thotë njëri nga votuesit gjatë intervistes për Indeksonline.

Më poshtë mund të shihni biseden e zhvilluar nga Indeksonline me anëtarin e KShZ-së si dhe me disa qytetarë tjerë në Çair të Shkupit. /Indeksonline/