Shqiptarëve u pritet ëndrra angleze, arrestohen në aeroport me pasaporta false

Dy shqiptarë do të qëndrojnë pas hekurave në burgun e Gjibraltarit pasi u kapën me pasaporta false në tentativë për të kaluar drejt Britanisë së Madhe.
29-vjeçari Drilon Picari dhe një i ri 15 vjeçar u arrestuan në aeroportin e Gjibraltarit, pasi kishin kaluar në Gjibraltar nga Spanja duke përdorur pasaporta të rreme.
Arrestimi i tyre u bë ndërsa po tentonin të merrnin avionin drejt Britanisë.
Njëri prej shqiptarëve kishte pasaportë sllovake dhe tjetri rumune. Por gjatë kontrollit nga policia atyre ju gjetën dokumentet e tyre origjinale shqiptare.
Duke folur për 15 vjeçarin, avokati i tij tha se ishte nisur drejt Britanisë për t’iu bashkuar familjes dhe për një jetë më të mirë.
Sipas tij jeta e të miturit është potencialisht në rrezikn nëse kthehet në atdhe, pasi ai ishte përfshirë në një gjakmarrje në Shqipëri. Gjyqtari pranoi seriozitetin e asaj situate dhe i rekomandoi të miturit që ai të kërkonte azil.
Ndërsa Picari tha se po kërkonte mundësi më të mira për të jetuar.
Gjyqtari paralajmëroi se Gjibraltari nuk mund të shihej si një trampolinë për të kaluar në Britaninë e Madhe dhe se dënimi me burgim gjashtë javë do të shërbente si një mjet paralajmërues edhe për qytetarë të tjerë që mos ta ndërmarrin këtë risk.
Dy shqiptarët pasi të kryejnë dënimin do të lëshohet edhe një urdhër largimi për ta.
Dy shtetas shqiptarë do të vuajnë gjashtë javë burg pasi u shpallën fajtorë për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara, me një urdhër largimi për kur të lirohen.