Shqiptari bashkë me gruan arrestohet për kokainë e marijuanë të fshehur në mbeturina
Një 35 vjeçar shqiptar u arrestua në flagrancë nga karabinierët në Mascalucia, ndërsa u arrestua edhe bashkëjetuesja e tij një 30 vjeçare nga Catania e quajtur Maria.
Në pranga përfundoi Ervis Mankollari, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.
Policia zhvilloi kontrolle të imtësishme në banesën e tij dhe të ndihmuar edhe nga qentë antidrogës, u zbulua 1 kg marihuanë, rreth 10 gram kokainë e ndarë në doza, nga të cilat 7 u zbuluan në çantën e gruas.
Lënda narkotike marihuanë ishte fshehur mes mbeturinave. Në banesë u gjetën gjithashtu materiale të ndryshme për paketimin e drogës.
Shqiptari u shoqërua për në burgun e Catania Pazza Lanza, ndërsa gruaja e tij do të qëndrojë në shtëpi nën arrest shtëpiak.