75 Mall Live Search
23:03 / E Premte, 09 Korrik 2021 / AR

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm, hesht para gjykatës: Nuk e kujtoj vrasjen

Elton Sefa, 24 vjeç, është dënuar me burg përjetë për vrasjen e 47-vjeçarit John Woodward. Shqiptari mund të kërkojë ndryshim të dënimit vetëm pasi 22 vitesh në qeli.

Woodward, një punonjës i G3 Construction dhe punëtori Sefa po punonin në ndërtesën Presman në Hatton Garden, në lindje të Londrës.

Më 17 Prill 2018, Woodward u gjet i vdekur në katin e katërt të vendit me një plagë në kokë. Megjithëse fillimisht besohej se ai ra nga lartësia, u zbuluan se plagët e tij ishin shkaktuar nga një send i fortë.

Elton Sefa u arrestua si i dyshuar për vrasjen por u largua për në Shqipëri, ndaj edhe u prangos në Durrës dhe u ekstradua sërish në Angli. Hetimi nxori në dritë se Sefa kishte kërkuan pagën e tij javore dhe kolegu e kishte ndihmuar me kompanisë, më pas për arsye që nuk dihen, e vrau.

Sefa ka thënë se nuk e kujton incidentin dhe nuk është mbajtur si dëshmitar në gjyqin ndaj tij. Pra ai nuk ka shprehur asnjë motiv se pse e kreu vrasjen./dosja.al/