08:32 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shqiptari fiton Çmimin “Ndërtuesi i Ri” në Suedi

Kompania Systemputs M.B.T. AB (me veprimtari në ndërtimin, shërbimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave) me drejtor Halim Hoti dhe vajzën Erona janë fitues të çmimit të këtij viti për çmimin e “Ndërtuesi i Ri” në Halland të Suedisë, që me burime shumë të vogla dhe punë të vështirë arriti të krijojë një kompani fitimprurëse.

Përveç drejtimit të një kompanie fitimprurëse dhe të suksesshme, ato me zemër të madhe janë në vendin e tyre, ku me përkushtim të madh përpiqen të ndihmojnë dhe mbështesin njerëzit që janë shumë të varfër apo të sëmurë.

Lajmin e ka bërë të ditur “RRBSH Suedi – Albanska Affärsnätverket Sverige”, në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.