20:47 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Shqiptari fiton medalje të artë në Rumani (Foto)

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, është renditur i pari në stilin e shkëputjes në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Rumani, duke marrë medalje ari.

Briken Calja arriti të ngrejë në këtë stil 146 kilogramë. Ndërkohë ende nuk është zhvilluar stili i shtytjes, shkruan TCH.

Peshëngritësi tjetër shqiptar, Arbëri Çerçizi është renditur i shtati.