Shqiptari gjen këmbën e vet të amputuar në pako cigaresh pa pëlqimin e tij
Një burrë 60-vjeçar në Francën lindore thotë se ishte habitur deri sa zbuloj se fototgrafia e këmbës së tij të amputuar ishte përdorur në pako cigaresh pa pëlqimin e tij.
Pamja u shfaq në pako të cigareve të Malborës, së bashku me mesazhin “pirja e duhanit i bllokon arteriet”, shkruan BBC, përcjell Indeksonline.
Por njeriu shqiptar, i cili jeton në Metz, thotë se humbi këmbën si rezultat i një sulmi të vitit 1997 në Shqipëri.

Avokati i tij po kontakton me Komisionin Evropian për të gjetur se çfarë ka ndodhur.
Djali i tij kishte parë fotografinë kur bleu një pako duhani vitin e kaluar në Luksemburg, njoftoi media franceze.
Ai solli paketën në shtëpi për familjen e tij dhe babai i tij konfirmoi se ishte me të vërtetë një pamje e këmbës së tij.
Por ai thotë se kurrë nuk ishte pajtuar që fotografia e tij të ishte përdorur. Ai beson se është marrë në një spital lokal ku vizitoi për të gjetur nëse ai mund të pajiset me një këmbë proteze.
“Është tepër e pabesueshme që një person e gjen veten pa pajtimin e tyre në paketimet e cigareve në të gjithë Bashkimin Evropian”, tha avokati i njeriut, Antoine Fittante.
“Klienti im ndihet i tradhëtuar, i plagosur në dinjitetin e tij, duke parë aftësinë e kufizuar të tij [shfaqet] në pako cigaresh në tabaka, duhet të pranojmë se nuk është shumë e këndshme”.
Z. Fittante ka shkruar në spital, për të zbuluar se si përfunduan përdorimi i fotografive.
Komisioni Evropian është duke u kontaktuar pasi është përgjegjës për shpërndarjen e imazheve të tilla në të gjitha paketat e cigareve të BE.
Z. Fittante thotë se Komisioni zakonisht përdor fotografi nga një bazë të dhënash, të cilat janë verifikuar dhe publikuar me pëlqimin e personit të paraqitur./Indeksonline/