Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vjetësh falë një emisioni televiziv gjerman

Një histori prekëse e një shqiptari ka marrë vëmendje e mediave gjermane. Shqiptari Kadri Mahmuti, u bë baba në Paris në vitin 1979, por kur vajza e tij Hamide ishte vetëm dy vjeç, nëna e saj vendosi të shpërngulej në Portugali dhe nga ky moment babi nuk e takoi më të bijën.
Por falë një emisioni gjerman dhe i njohur si “Bitte melde dich” të Julia Leischik Kadri Mahmuti ia doli të bashkohej me vajzën e tij.
Emisioni “Bitte melde dich” të Julia Leischik, prej vitesh ndihmon njerëzit të ribashkohen me familjarë të humbur.