17:19 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqiptari hyn mes huliganëve serb, nuk i lejon ta djegun flamurin e Kosovës [Video]

Pas ndeshjës së mbrëmshme ku Zvicra mposhti Serbinë, shqiptarët shteteve evropiane dolën të festonin këtë fitore madhështore.

Shqiptarët e shumtë në Zvicër vërshuan rrugët e qyteteve ku përpos tyre kishte edhe tifozë serbë që kishin dalur të përkrahin kombëtaren e tyre.

Në videon e mëposhtme shihet teksa tifozët serb tentojnë t’i vëjnë flakën flamurit të Kosovës, një shqiptar hyn në mes të turmës, rrëmblen flamurin dhe më pas ndiqet nga huliganët serb. Kjo ngjarje ka ndodhur në Hardbrucke të Zurichut. /IndeksOnline/