11:45 / E Martë, 27 Korrik 2021 / A. M.

Shqiptari i parë që mori vaksinën, kryetari i Kaçanikut e pret në takim Imer Shehun!

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka takuar  kaçanikasin Imer Shehu- shqiptarin e parë të vaksinuar me vaksinën anti Covid.

Kryetari e përgëzoi atë për guximin dhe vullnetin për të qenë njëri ndër të parët në marrjen e vaksinës, ndërsa u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen për të ruajtur shëndetin e tyre.

Ndërkohë Imer Shehu tha se do të inicioj një fushatë sensibiluzese derë më derë për të treguar rëndësinë e vaksinimit anticovid. Ai gjithashtu inkurajoi të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë në marrjen e vaksinës e cila do të jetë vetëm në dobi të shëndetit të tyre.

May be an image of one or more people and indoor

Pikërisht në kohën e testimeve të vaksinës anti covid dhe kur ishte e përhapur paniku dhe stresi nga ky virus, Imer Shehu u vaksinua me vaksinën anticovid në Londër. /Indeksonline.