Shqiptari kontrabandon 50 thasë me bimë mjekësore në Kosovë!

Një shtetas shqiptar është ndaluar, dje, nga policia kufitare në Dragash, pasi ishte kapur duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Shqipëri, shkruan IndeksOnline.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij janë gjetur dhe konfiskuar 50 thasë me kokrra dëllinjave për përdorim mjekësor.
“Shishtavec, Dragash 10.12.2020-16:15. Është raportuar se është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që aikishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur 50 thasë me kokrra dëllinje për përdorim mjekësor, të cilët i janë konfiskuar nga njësiti doganor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”./IndeksOnline/