13:31 / E Martë, 25 Shkurt 2020

Shqiptari më i njohur në Hamburg, uron deputetin e parë kosovar në Parlamentin e landit

Gani Dreshaj njihet si një nga shqiptarët më të suksesshëm në Gjermani, e sidomos në Hamburg.

Biznesmeni nga Istogu që njihet edhe si një humanist i madh është ndier krenar sot me arritjen e një kosovari tjetër.

Dreshaj ka uruar Sami Musën për marrjen e mandatit në Parlamentin e Hamburgut.

Dreshaj ka thënë se shqiptarët e Hamburgut gjithmonë kanë përfaqësuar me dinjitet e punë popullin shqiptar.

“Lajm fantastik nga Gjermania. Kandidati i SPD-së për zgjedhjet në Parlamentin e Hamburgut, kosovari Sami Musa (35 vjeç) ka marrë mandatin direkt në Parlamentin e Hamburgut.

Shqiptari i parë deputet në Parlamentin e një landi gjerman!

Mund t’ju them me bindje e krenari se shqiptarët e Hamburgut gjithmonë kanë përfaqësuar me dinjitet e punë të ndershme popullin shqiptar kudo në Gjermani.

Dhe Sami Musa është sinonimi i radhës i një storie suksesi që sapo ka filluar dhe do të vazhdojë në rrugën e drejt”, shkruan Dreshaj në urim./Indeksonline/