23:47 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shqiptari monstër përdhunon të bijën 16 vjeçare me aftësi të kufizuara

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Athinë, ku është abuzuar seksualisht një vajzë 16-vjeçare me aftësi të kufizuara.

Vajza është përdhunuar nga babai i saj, me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat shqiptare.

Ngjarja u zbulua ditën e djeshme, kur 16- vjeçarja u dërgua në spital me dhimbje të forta.

Aty mjekët mësuan se ajo kishte mbetur shtatzënë. Gjatë gjithë kësaj kohe, vajza me aësi të kufizuara e kishte mbajtur të fshehtë tmerrin që kishte përjetuar.

Përdhunimi nga i ati u konfirmua edhe nga mjekët përmes analizave të ADN-së.

Pas konfirmimit, burri shqiptar u arrestua nga policia e Athinës.