20:35 / E Enjte, 08 Prill 2021 / OSH

Shqiptari në Athinë i heq prizën respiratorit, vdes 76-vjeçari grek

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spitalin e Kryqit të Kuq në Athinë.

Një 60-vjeçar me origjinë shqiptare, ka pranuar se ka hequr prizën e respiratorit që mbante në jetë një 76-vjeçar grek i cili ndodhej në gjendje të rëndë i prekur me Covid 19.

Si pasojë e heqjes së prizës,76-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa autoritetet thonë se gjatë orëve në vazhdim do të vendosë nën arrest 60-vjeçarin shqiptar, ç’ka deri tani nuk është bërë e mundur, pasi ai është i infektuar me Covid 19 dhe duhet të mbahet në spital.

Mësohet se 60-vjeçari ishte shtruar në pavion të mbështetjes intensive, por pa qënë i lidhur me aparatura dhe atij nuk i jepej oksisgjen.

Ngjarja ka shokuar opinionin vendas, ndërsa policia thotë se do të verifikojë të shkuarën e tij penale, ndërsa i ndjeri do të ekzaminohet edhe prej psikologëve për të zbardhur tërësisht ngjarjen.