Shqiptari nga Shkupi rikthehet te Napoli

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Elif Elmas, është rikthyer sërish te Napoli.
Elmas ishte larguar nga klubi italian në vitin 2023, kur u transferua te Leipzig në Bundesligë.
Ndërsa në janar të këtij viti, ai u huazua te Torino, ku arriti të shënojë 4 gola në Serie A, raporton IndeksOnline.
Sot, në ditën e fundit të merkatos verore, Napoli ka zyrtarizuar rikthimin e tij, duke forcuar më tej repartin e mesfushës për sezonin e ri. /IndeksOnline/