16:06 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Shqiptari pa letra ngacmon seksualisht francezen që e mbante me bukë

Një grua në Kaen të Francës është ngacmuar seksualisht nga një shqiptar që jetonte në rrugë, të cilin ajo e ndihmonte me ushqim dhe veshje.

Të paktën kështu ka deklaruar gruaja, e cila, e prekur nga gjendja e j, kishte marrë mundimin ta ndihmonte. Çështja në falë tashmë ka kaluar në gjykatë, ku organi i akuzës kërkon gjashtë muaj burgim për shqiptarin Gentjan Hasan, 27 vjeç.

Kur e kuptoi se i riu u bë agresiv dhe i dhunshëm, zonja vendosi të ndalojë së ndihmuari shqiptarin dhe të ndërpresë komunikimet.

Por, i riu, sipas saj nisi ta ngacmojë seksualisht madje ka pasur edhe episode dhune fizike.

Në njërin prej tyre, sipas akuzës, shqiptari është përpjekur të mbysë me shall francezen. Ngjarjet për të cilat akuzohet Hasa, datojnë në prill 2018.