14:00 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shqiptari për me fitu pare, ta nxan rendin në kufirin në Merdare!

Shqiptarët dinë ta fitojnë “lekun” në shumë mënyra. Për këtë, dinë të jenë nganjëherë edhe kreativë.

“Nxajna ren ne vendkalimin Merdare” është një shpallje e sponzorizuar në Facebook e cila ofron një shërbim të rrallë.

Disa persona janë të gjendje të presin në radhë për të tjerët në rast se marrin parat e kërkuara, shkruan Indeksonline.

Për këtë shërbim, ata thonë se janë në disponim 24 orë në ditë e 7 ditë në javë.

Kjo praktikë ka ndodhur edhe në të kaluarën, por që tash rezervimi mund të bëhet direkt në Facebook.

Çmimi zakonisht për këtë shërbim bëhet me marrëveshje.

Duke patur parasysh kolonat e gjata dhe numrin e madh të mërgimtarëve, grupit nuk është që po i ecë puna keq në këtë biznes./Indeksonline/