13:30 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shqiptari, pjesë menaxhuese e firmës gjigante gjermane

Isni Aliji është shqiptari që është pjesë e lartë menaxhuese e firmës gjigante gjermane, SHW. Aliji është kryetar i këshillit të punëtorëve në këtë kompani.

SHW është kompani gjigante që ka bashkëpunim të ngusht me Lamborghini, Maserati, Ferrari, Porsche e shumë emra të mëdhenj.

“Une jam kryetar i kshillit te puntoreve ne kete ndermarrje, me afer 500 puntorë, mundohem qe ketu te mos kete diferencime ne nacionalitete dhe mbrohen maksimalisht te drejtat e puntorëve” ka thënë Aliji.


“Kam mbi 23 vite pervoje pune ketu dhe gjate ketyre viteve kam kaluar shume sfida dhe i gjithe ky sukses eshte arritur fal punes se drejte dhe pa qellime personale”.


Kontributi i tij nuk mbaron ketu, Isni Aliji eshte edhe antar i Delegacionit te Baden-Wurttembergut per metal. Poashtu eshte Kryetar i bordit ne Organizaten IGM Albstadt, organizate kjo nje nder me te medhat ne Baden-Wurttemberg, si dhe antar i bordit ne komisionin kryesor te Baden –Wurttembergut ne Stuttgart.

Geschäftsbericht SHW AG 2016

Aliji së fundi ka patur një mysafir të veçantë. Këngëtari i famshëm kosovar, Bajram Gigolli e ka vizituar atë duke u njohur nga afër me sukseset e tij.

“Kjo vizite me la shume pershtypje dhe u frymezova nga te arriturat e shokut Isni Aliji. Sigurisht qe kjo nuk do te jete vizita e fundit, besoj qe do te shihemi se shpejti edhe ne takime tjera” ka thënë Gigolli pas takimit.