75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 07 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Shqiptari që la pa fjalë jurinë e “The Voice of Germany, synon të përfaqësojë Kosovën në Eurosong

Leonardo Kryeziu është shqiptari që para pak javësh befasoi dhe ngriti në këmbë jurinë e ‘’The Voice of Germany’’ me zërin e tij.

Artisti i ri me zërin unik ka folur për emocionet e asaj dite duke u shprehur shumë i lumtur.

“Mendova që nuk do ktheheshin. Edhe në hotel natën kam fjetur nja 2 orë, ka pasur shumë zhurmë dhe doli mirë audicioni. Ndonjëherë në jetë duhet me prit. Ndonjëherë ‘coach’ në The Voice nuk i dihet kur e shtypin, e mbajnë edhe suspancë. Kam pritur deri në fund dhe vazhdova e doli mirë”, tha Leonardo.

Më tej, ai shtoi se ka dëshirë të prezantojë Kosovën në Eurovizion.

“Kam dëshirë të përfaqësoj Kosovën në Eurovizion. Unë nuk e di si funksionon konkurimi. Unë këndoj në anglisht, por jam fleksibël sepse këngët i shkruaj vetë. Unë shkruaj edhe në gjermanisht, edhe në shqip, por në anglisht më vijnë më lehtë”, theksoi Kryeziu për Abc e Mëngjesit.