75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

Shqiptari që referoi ndeshjen Celtic-Real Madrid para 57 mijë tifozëve: Ishte briliante

Real Madrid ka triumfuar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Celtic në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët triumfuan me rezultat 0:3, në një ndeshje ku protagonist ishte edhe një shqiptar.

Në cilësinë e asistentit të gjyqtarit zviceran Sandro Schärer, ishte gjyqtari me prejardhje nga Kosova i cilin jeton në Zvicër, Bekim Zogaj.

Duhet cekur që ai e kreu detyrën e tij për mrekulli, duke qenë i vlerësuar pozitivisht edhe pas ndeshjes.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, Zogaj tha se ishte një ndjenjë e veçantë, me një stadium të stërmbushur.“Ndjenja ishte natyrisht e veçantë, me stadiumin e stërmbushur (më shumë se 57 mijë tifozë) ‘të zjarrtë’. Atmosfera ishte briliante. Ishte ndeshja ime e pestë në grupe në Champions League. Ndeshje shumë e drejtë dhe shumë korrekte“, tha Zogaj.