75 Mall Live Search
09:45 / E Martë, 20 Korrik 2021 / OSH

Shqiptari terrorizon gruan dhe vajzën me hanxhar

Një shqiptar 50-vjeç është arrestuar në Greqi për dhunë në familje. Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, Kretë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari u arrestua në orët e para të mëngjesit në qendër të Heraklios, pasi sulmoi gruan dhe vajzën e tij.

Burri, duke mbajtur një hanxhar në duar, i sulmoi verbalisht dhe i kërcënoi pas sherrit në familje.

Disa minuta më pas ai u lokalizua nga policia dhe u arrestua, ndërsa iu gjet hanxhari në makinë.