75 Mall Live Search
08:30 / E Diele, 02 Janar 2022 / LB

Shqiptari ther me thikë nënën e tij në natën e Vitit të Ri në SHBA

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në natën e ndërrimit të motmoteve në New Jersey të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një i ri shqiptar e ka ther me thikën e kuzhinës nënën e tij.

I dyshuari i identifikuar si Emiliano Domi, 25 vjeç fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por që më pas ishte arrestuar nga policia.

Ndërkaq gruaja 54 vjeçare sipas raportimit të mediave ishte dërguar në spital.

Ajo ka deklaruar se ishte sulmuar papritmas nga djali i saj.

Motivi i ngjarjes mbetet ende i paqartë.

Sipas autoriteteve 25 vjeçari shqiptar kishte pasur edhe raste të tjera të dhunës.