Shqiptari vret gruan e tij, në Zvicër
Të hënën pasdite Ilir. B, 37- vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka vrarë gruan e tij në Zvicër.
Ai kishte vrarë me thikë gruan e tij Luiza e moshës 34- vjeçare, shkruan ‘Blick’.
Një miku i viktimës i shokuar nga kjo ngjarje, ka thënë se viktima dëshironte të ndahej nga bashkëshorti i saj, që e përshkuan të dhunshëm dhe që e kishte keqtrajtuar atë.
“Ai ishte i dhunshëm më gruan e tij. Ajo i dha disa shanse, por ajo nuk mundi të duronte më”, ka thënë një dëshmitar.
Ndërsa, një tjetër anëtar i familjes ka thënë se çifti kishte jetuar ndaras.
“Ajo për një kohë nuk e ka lejuar t’i shihte as fëmijët. Kohët e fundit, atë e lejoi që t’i vizitoj sërish, kështu që ai mori me qira një dhomë pranë shtëpisë së tyre”, ka thënë familjar