11:25 / E Shtunë, 03 Dhjetor 2022 / Andronika

Shqiptari vret të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pire të Greqisë këtë mëngjes, ku një i ri shqiptar ka vrarë me armë zjarri partneren e tij.

I riu shqiptar ka vrarë me plumb në kokë partneren e tij 19-vjeçare, gjithashtu shqiptare, dhe më pas ka telefonuar autoritetet dhe ka deklaruar krimin e rëndë.

Oficerët e policisë kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të vdekur vajzën, ndërsa autori është dorëzuar.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes tragjike.

Mediat greke shkruajnë i riu ishte xheloz patologjikisht për partneren e tij 19-vjeçare.