18:51 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shqiptarja aksidenton rëndë motoristin dhe ikë nga vendi i ngjarjes

Një drejtuesi mjeti me kombësi shqiptare për pak sa nuk ka bërë gjëmën mbrëmjen e djeshme në Milano, kur përplasi një drejtues motori dhe më pas ia mbathi në këmbë nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmën e parë motoristit në gjendje të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në Milano në orën 23.36 në Via Marche, ku drejtuesja shqiptare e makinës bashkë me pasagjerin, e kanë lënë drejtuesin e motorit një 34 vjeçar pa ndjenja të gjakosur mbi kofanon e makinës dhe ia kanë mbathur. 

Gruaja po udhëtonte me një Wolkswagen gri kur ndodhi aksidenti ndërsa motoristi me një Kavasaki Ninja.

Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmën e parë, ndërsa gruaja vazhdon të mbetet në kërkim nga policia.