20:53 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Shqiptarja Hana Noka me rol kryesor në filmin e Hollywood, jep detaje

Hana Noka në rolin kryesor të filmit “I, WOMAN” në Hollywood. Premiera pritet në fillim të qershorit.

Filmi është produkt i PINK MOON production, Hana Noka e luan rolin kryesor përkrah John C. Naggy, shkruan Indeksonline.

Dizajneri i njohur Hicham Benslimane është përkujdesur për styling të aktorëve, të përfshira në film janë disa producente të njohura sikurse Christelle Zeinoun dhe Nathalie Dahan, regjisor është Sandu Negrea.

Në fillim të Qershorit ishte planifikuar një mbrëmje shumë luksoze me tapet të kuq dhe me shumë fytyra të njohura publike nga bota e filmit dhe muzikës për premieren e filmit “I, WOMAN” në The Beverly Hills Hotel.

Tani në rrethanat e reja të pandemisë, cdo manifestim publik apo privat është anuluar. 

Në këto rrethana, premiera e filmit do të organizohet në online screening dhe do të jetë pjesë e shumë festivaleve filmike nëpër botë./Indeksonline/

Linku nga backstage xhirimet e filmit: