620 gjoba për shpërfillje masash, ndaj Covidit-19

E shtuna dhe e diela ishte karantinë në shtatë komuna të Kosovës, kjo sipas Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e COVIDIT-19.
Por, këtë të diel policia ka shqiptuar 620 gjoba për mosrespektim masash të vendosura ndaj COVIDIT-19.
Derisa vetëm gjatë 24-orëve të fundit në vend janë shënuar 730 raste të reja me COVID-19, ndërsa, 11 të tjerë kanë vdekur shkaku i infektimit me këtë virus.