12:47 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Shqyrtohet mundësia e heqjes së disa kufizimeve për bizneset

Ministri i Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Bashkë me të Veliu diskutoi për situatën e krijuar nga COVIDI-19.

“Jemi të vetëdijshëm se ky sektor është̈ goditur më së shumti, si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundesinë e heqjes së disa kufizimeve për bizneset”, tha Veliu, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, diskutuam për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

Jemi të vetëdijshëm se ky sektor është goditur më së shumti, si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundesinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese.

Po ashtu, biseduam edhe për format e angazhimit tonë të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse.