07:12 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shqyrtohet ndryshimi i ligjit për festat zyrtare, serbët propozojnë dy data për festë zyrtare

Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie do të shqyrtojë ndryshim-plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se anëtarët e Listës Serbe pritet të jenë të pranishëm ku edhe do të kenë propozime.

 


Sipas burimeve, ata do t’i propozojnë komisionit se festa e Vidovdanit dhe Dita e Pavarësisë së Serbisë të bëhen festa zyrtare në Kosovë.

 

Mbledhja nis në ora  10:00./Indeksonline/